Një muaj paraburgim për Naim Fetahajn

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim Naim Fetahaj nga fshati Raushiq të Komunës së Pejës.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale të import- eksportit dhe ndërmjetësimit të shitjes së armëve.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 07.12.2014 në ora 23:00, dhe do të zgjasë deri me datën 07.01.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri me datën 07.12.2014, rrethe orës 20:45 minuta në pikën doganore PKK Vërmicë nga ana e zyrtarëve policor dhe doganor haset duke transportuar në shkelje të ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët, në atë mënyrë që nga Shtutgardi i Gjermanisë, kishte dy çanta në të cilat kishte një sasi të konsiderueshme të armëve i vendosë . Ato i kishte vendosur në gomat e një xhipi të cilat i fut në bagazhin e autobusit, me targa të regjistrimit 624-KS-840 modeli Setra, pronë e Kompanisë NTS DevaTours me seli në Gjakovë, shoferi i të cilit autobus ishte ai vet e të cilat i transporton për në Kosovë me destinacionin qyteti i Pejës”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit