LVV gjobitet për tubimin në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për një tubim që e ka mbajtur këtë të shtunë në qytetin e Prizrenit.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë komunë.

“Është e vërtetë. LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.

Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka i cili është nga subjekti i LVV-së, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit