6.9 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Macron: Kam pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, fjala e dhënë s’po mbahet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, u pyet lidhur me qëndrimet e Francës, sa i përket pozicionimit të Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës dhe po ashtu ngjarjen e 24 shtatorit.

Macron tha se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.

“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët.

Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.

Ajo cka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtw, riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet kosovare, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vucic të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar.

E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Nis ndërtimi i murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit në Prizren

Kanë nisur punimet për ndërtimin e murit me kalldrëm përgjatë Lumbardhit, në segmentin mes Urës së Gurit dhe Urës Arasta. Projekti, i realizuar nga...

Lajmet e Fundit