14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Malisheva e Nismës i harxhon 50 mijë euro për këshilla, thotë që ka pak punëtorë

Në muajin maj të këti viti, komuna e Malishevës në krye me Ekrem Kastratin nga Nisma Socialdemokrate ka shpallur konkurs për “Shërbime Konsulente” në shtatë drejtori dhe në regjistrimin e pasurisë publike të kësaj komune.

Më saktësisht nevojë për konsulentë kanë drejtoria e Financave, Arsimit, Urbanizmit, Ekonomisë, Kulturës, Administratës, Bujqësi. Si dhe një konsulent për regjistrimin e pasurisë publike të komunës së Malishevës.

50 mijë e 400 euro

Këto shërbime të parapara në formë këshillash, sipas shpalljes në kontratë, janë për 1 vit.

E komuna e Malishevës, në një përgjigjë për gazetën Nacionalen, kanë thënë se arsyeja e kësaj shpallje është për shkak të numrit të vogël të zyrtarëve në këto drejtori.

Komuna e Malishevës, për shkak të numrit të vogël të zyrtarëve në drejtoritë e cekura në pyetjet tuaja dhe për arsye të domosdoshmerisë për angazhimin e konsulentëve (individëve profesional apo ekspertëve në fushat e caktuara), ka marrë vendim për angazhim të tyre në këto drejtori”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Këta ekspertë, do të ndihmojnë në kryerjen e shërbimeve profesionale.

“Pra, kemi nevojë për ekspertë dhe zyrtarë tjerë shtesë në drejtoritë apo sektorët e caktuar dhe të njëjtit do të ndihmojnë në kryerjen e punëve që kemi si Komunë dhe ofrimin e shërbimeve sa më profesionale, duke mos lënë anash edhe kontributin e tyre në hartimin e projekteve me interes për institucionin e Komunës dhe qytetarëve të saj,” – thonë nga komuna.

Drejtoria e Administratës me shumën më të madhe

Drejtoria e cila prin me shumën më të madhe për konsulencë, është drejtoria e Administratës, e cila udhëhiqet nga Fatmir Ademaj. Konsulenca i ka kushtuar 9600 euro kësaj drejtorie.

Ndërsa drejtoritë e tjera, janë me shuma më të vogla se e kësaj, me gati 10 mijë.

Drejtoria e financave ka 5304 euro për konsulencë, e Arsimit 6000 euro, Ekonomisë 5304 euro, Kulturës 8784 euro, Bujqësisë 5304 euro.

Si dhe 5304 euro janë ndarë për konsulentë në regjistrimin e pasurisë publike.

Vlera totale e këtyre shërbimeve, gjithsej komunës i ka kushtuar 50 mijë e 400 euro.

Kjo komunë, ditë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2023, buxhet ky i cili është mbi 18 milion euro.

Komuna e Malishevës, e cila me vite udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate, edhe gjatë zgjedhjeve të tetorit të kaluar, e fitoi këtë komunë të vetme në tërë Kosovën./Nacionale/

Më Shumë

Publikoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet malishevasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti kishte postuar në rrjete sociale video duke gjuajtur me...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit