Malisheva merr donacion një makinë pastrimi elektrike

Mërgimtari Njazi Bytyqi nga Shkoza, pronar i kompanisë “Bytyqi BAU” GmbH në Gjermani, ka dhuruar një makinë pastrimi elektrike për komunën e Malishevës. Donacioni, me vlerë 15,000 euro, do të përdoret për pastrimin e trotuarëve dhe shesheve të qytetit.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e falënderoi mërgimtarin Bytyqi për këtë mbështetje të çmuar, duke theksuar se çdo përkrahje nga mërgimtarët është e mirëseardhur dhe e rëndësishme për zhvillimin e komunës.

Nga ana e tij, Njazi Bytyqi shprehu dëshirën e tij për të vazhduar mbështetjen e komunës dhe qytetarëve të Malishevës, duke theksuar se ka motiv të investojë edhe në të ardhmen për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e vendit të tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit