Malisheva ndan mirënjohje për Halil Kastratin dhe “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Pas mirënjohjes që Bega i dha Kastratin ai njohu kontributin e ndërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.

“Ne ju jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, tha Begaj,

Nga ana tjetër, hoxhë Halil Kastrati, pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë takim falënderues, hoxhë Halil Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit