17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Akuzohet se e goditi me grushte të dëmtuarin në oborr të xhamisë, dënohet me 150 euro gjobë për lëndim të lehtë trupor

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, e ka dënuar me 150 euro gjobë të pandehurin Mehmet Ese, pasi ai e ka pranuar fajësinë për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të martën, nga gjykatësi Bekri Vehapi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Vehapi e ka obliguar të pandehurin edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro për ekspertizën mjeko-ligjore, 20 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit të viktimave të krimit.

Paraprakisht në seancën e shqyrtimit fillestar, i pandehuri Ese e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë, duke shprehur keqardhje për atë çfarë ka ndodhur.

Pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit nuk e ka kundërshtuar prokurori Naim Gashi, me arsyetimin se është bërë pa presion, me vullnet të palës, si dhe është në përputhje me provat në të cilat mbështet aktakuza.

Sipas aktakuzës së ngritur me 14 tetor 2019, Prokuroria Themelore në Prizren e akuzon Mehmet Ese se me 25 gusht 2019, rreth orës 20:00, në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, e sulmon të dëmtuarin Zaim Nemçe, me qëllim që t’i shkaktoj lëndime trupore.

Në aktakuzë thuhet se e gjithë kjo ndodhur në atë mënyrë që, pasi i dëmtuari e fal namazin e akshamit, ulet në oborrin e xhamisë së fshatit, ku në atë moment i pandehuri del nga xhamia dhe pasi fillimisht shkëmbejnë disa fjalë mes vete, i njëjti fillon ta fyejë të dëmtuarin dhe më pas e godet edhe me grushte në fytyrë.

Prokuroria pretendon se me këto veprime, i pandehuri i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit dhe atë ndrydhje të indeve të buta, të shoqëruara me gjakderdhje në regjionin e hundës, lëndime këto të konstatuara nga eksperti mjeko-ligjor. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit