9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Malisheva në përkrahje të Ramush Haradinajt

Sot në Malishevë, organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Komuna e Malishevës, është mbajtur një marsh protestues, kundër arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës, gjeneralit Ramush Haradinaj. Në këtë marsh, u kërkua lirimi i Ramush Haradinajt, pasi lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë luftë e pastër dhe çlirimtare, luftë e cila është dëshmuar shumë herë. Në këtë marsh, u kërkua nga institucionet vendit që ta ndërpresin dialogun me shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës dhe heqjen e akuzave ndaj çlirimtarëve.

Në këtë marshim, që filloi nga hyrja e Malishevës, e deri në qendër të qytetit në “Sheshin e Dëshmorëve”, morën pjesë mijëra qytetarë të Komunës së Malishevës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, strukturat komunale të Malishevës, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike në Malishevë dhe veteran të luftës së UÇK-së.

Në fjalimin e tij, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, tha se “liria jonë, nuk ka kuptim, kur neve na burgosen çlirimtarët”. “Ne i bëjmë thirrje shtetit mik të Francës, që ta liroj Ramush Haradinajn, dhe të mos bien në kurthet e shtetit serb”. Mazreku, gjithashtu foli edhe për figurën e Ramush Haradinajt dhe angazhimin e tij ushtarak dhe politik.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “NISMA për Kosovën”, Enver Hoti, tha se “Ramush Haradinaj, është vet liria”. “Shprehim indinjatën tonë për arrestimin e Ramush Haradinajt, ndaj të cilit përfundimisht në vitin 2012, në Hagë, është vërtetuar se lufta e tij dhe e UÇK-së, ka qenë çlirimtare dhe e pastër. Ne ju bëjmë thirrje Francës dhe INTERPOL-it, që të mos bien në kurthet e mashtrimeve serbe”, tha mes tjerash deputeti Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, pasi i falënderoj qytetarët e Malishevës, për mbështetjen e dhënë, tha se “Ramushi, Fatmir Limaj, Lahi Ibrahimaj dhe të tjerët, e kanë dëshmuar pastërtinë e luftës dhe se ata vet, janë të pafajshëm”. “Deri kur kështu do të ndiqen ata që vunë gurëthemelin e shtetit të Kosovës. Nuk guxon askush të luaj me luftëtarët e lirisë, siç është njeriu që dha gjithçka për lirinë e vendit. Andaj, ne i themi Francës, që të mos bie pre e urdhrave serbe”, tha Lekaj, i cili në fund tha se “Kosova është e varfër pa Ramushin, pasi Ramushi është vet Kosova”.

Përfaqësuesi i degës së AAK-së në Malishevë, Bashkim Krasniqi, bëri thirrje për lirimin e Ramush Haradinajt dhe për ngritjen e akuzave për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë. Ai më pas, tha se “Ramush Haradinaj, dy herë e ka mbrojtur luftën e UÇK-së në gjykatën ndërkombëtare, por kjo i pengon Serbisë, sepse pushka e Ramushit, ishte zjarr për ta”.

Edhe Sinan Gegaj, i cili foli në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, në Malishevë, kërkoi lirimin e Ramush Haradinajt, pasi lufta e UÇK-së dhe e vet Ramushit, ka qenë e pastër dhe e cila është dëshmuar nga vet këto shtete, siç është edhe Franca. Gegaj, pasi kërkoi, lirimin e Ramush Haradinajt, “kërkoi nga institucionet e vendit, që të ndërpritet dialogu më shtetin serb, deri në njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe heqjen e të gjitha akuzave ndaj çlirimtarëve”./PrizrenPresss.com/

Më Shumë

Zafir Berisha mbështet Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BD), Zafir Berisha,ka vendosur të mbështesë kandidatin Artan Abrashi në balotazh për kryetar të Prizrenit. “Ky nuk është një...

Totaj në bisedime me Zafir Berishën për koalicion në Prizren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se është në negociata me kryetarin e Bashkimit Demokratik...

Lajmet e Fundit