0.2 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Malisheva përkujton Hisni Mazrekun e Ali Kryeziun të vrarë në protestat e vitit 1990

Sot, me aktivitete të reduktuara për shkak të situatës pandemike, në Malishevë është përkujtuar 31 vjetori i rënies së dëshmorëve Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, apo e njohur në opinion si “Masakra e Malishevës”, ngjarje e cila edhe ka shënuar një kthesë në historinë tonë, pasi për herë të parë filluan edhe reagimet institucionale, kundër regjimit të kohës.

Në nderim të kësaj ngjarje dhe të rënies së dëshmorëve Mazreku e Kryeziu, qeveria komunale e Malishevës, së bashku me familjarët dhe të afërm të tjerë, kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes në qendër të qytetit të Malishevës, e më pas janë bërë homazhe edhe në varrezat në Malishevë dhe Bubavec.

“Dëshmorët dhe të gjithë të rënët, ne do ti kujtojmë përgjithmonë, pasi me këtë e kujtojmë dhe të kaluarën tonë dhe historinë tonë”, tha në fjalën e  rastit, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, i cili kërkoi nga organet përgjegjëse, se këto ngjarje historike, përfshi edhe luftën e lavdishme të UÇK-së, sa më shpejt ti fusin në librat e historisë dhe nxënësit të mësojnë për historinë e popullit tonë.

Përndryshe, kjo ngjarje, krahas vrasjeve, plagosjeve dhe maltretimeve nga aparati shtetërorë i regjimit të atëhershëm, shënon edhe reagimin e parë institucional në Kosovë, ku Komuna e Malishevës, përmes organeve të saja si komunë, por edhe përmes përfaqësuesve të saj në Kuvendin  e Kosovës, kanë reaguar ndaj ngjarjeve dhe vrasjeve sistematike të shqiptarëve të pafajshëm, duke e kundërshtuar në mënyrë të hapur regjimin e atëhershëm.

  

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Incidenti në Suharekë: Votën e fotografoi dhe e postoi në rrjete sociale, intervistohet nga policia

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithësisht e qetë, por që janë shënuar disa incidente. Sipas raportit 24 orësh të policisë, një prej tyre ka ndodhur...

Lajmet e Fundit