13.4 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Malishevë: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për shpërndarje pa autorizim të fotografive të ish së dashurës në rrjete sociale

I akuzuari për fotografim dhe incizime tjera të paautorizuara, B.H. është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i çështjes, Njazi Morina, e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Asman Hoxha, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të bëjë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Seanca e shqyrtimit të dytë është caktuar të mbahet më 11 tetor 2019, në ora 10:20.

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 23 gusht 2018, B.H. akuzohet se nga koha e pa caktuar e deri më 1 dhjetor 2016,  pasi që më parë më të dëmtuarën L.M ishte në lidhje dashurie, e kur e dëmtuara ndërpret lidhjen dhe kundërshton ta vazhdoj, i akuzuari nga vendi i pa përcaktuar përmes rrjetit social Facebook, Instagram, Viber dhe Ëhats Up, pa autorizim publikon fotot e të dëmtuarës si dhe publikon shkrime me përmbajtje si “unë jam L.M, k ?  ?  ?  ?  e A ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  që dal me çdo djalë e burrë”, “L.M, k ?  ?  ?  ?  e M ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  ?  ”.

Me këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205, paragrafi 2, të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit