8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Malishevë: Dështon gjykimi për ngacmim, i akuzuari ka ndërruar jetë

 Ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit për ngacmim, S.B., e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Gjykatësi Njazi Morina deklaroi se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo sipas fletëkthesës së datës 26 janar 2019, personi me të njëjtin emër është i vdekur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Morina mori vendim që seanca të shtyhet në kohë të pacaktuar, deri sa të vërtetohet nëse i akuzuari ka ndërruar jetë, për çka do ti drejtohet zyrës së ofiqarisë në Komunën e Malishevës.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i akuzuari S.B. akuzohet se nga data e pavërtetuar, e deri më datën 15 korrik 2016, përmes telefonit, e kishte ngacmuar të dëmtuarin Avdi Zabelaj.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim të frikësimit, e kishte provokuar dhe ngacmuar të dëmtuarin duke i dërguar në telefonin e tij mesazhe shqetësuese dhe fyese, derisa i dëmtuari, të akuzuarin e kishte vënë në sprovë duke e kapur në flagrancë, deri sa rasti ishte duke u paraqitur në polici.

Më këto veprime, S.B. akuzohet se ka kryer veprën penale “ngacmim”, nga neni 186, paragrafi 1, të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Zafir Berisha uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ai bëri të ditur se sot,...

Lajmet e Fundit