21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Malishevë: Kompania dyshon se lopa kishte rënë në kanalin e hapur

Të hënën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në kontestin ku paditësi Jeton Krasniqi po kërkon kompensim të dëmit nga kompania “Themeli”, pasi pretendon se lopa që ishte në pronësi të tij, kishte rënë në kanalin që kishte hapur kjo kompani.

Për ngjarjen që kishte ndodhur më 12 gusht 2012, në fshatin Astrazub, Komuna e Malishevës, Jeton Krasniqi po kërkon 1.350 euro nga e paditura kompania “Themeli”.

Në seancën e së hënës, përfaqësuesi e palës paditëse, avokati Nuhi Krasniqi, ka deklaruar se mbetet pranë padisë dhe kërkesëpadisë, duke theksuar se nga provat e bashkëngjitura në padi vërtetohet baza juridike dhe lartësia e kërkesëpadisë.

Kurse, përfaqësuesi i të paditurës, avokati Faik Morina, ka deklaruar se e kundërshton kërkesëpadinë dhe bazën ligjore të padisë, me arsyen se e njëjta ngjarje nuk qëndron.

Ndërsa, në cilësi të palëve u dëgjuan edhe paditësi Jeton Krasniqi, dhe pronari i kompanisë “Themeli”, Isuf Krasniqi.

Sipas paditësit Krasniqi, lopa kishte rënë në kanalin të cilin e kishte hapur kompania “Themeli”, dhe sipas tij, lopën e kishin nxjerrë me ekskavator nga kanali, edhe pse paraprakisht e kishin njoftuar pronarin  e kompanisë, Isuf Krasniqi, për ta nxjerrë lopën, mirëpo i njëjti nuk ishte përgjigjur.

Të kundërtën e ka deklaruar pronari i kompanisë, Isuf Krasniqi, ku sipas tij, atë nuk e ka lajmëruar askush, dhe për këtë rast e ka ditur vetëm kur i ka ardhur përgjigja në padi, dhe e njëjta ngjarje, sipas tij, mundet me qenë mashtrim.

Ndërsa, pas administrimit të provave nga ana e gjykatës, gjykatësi i rastit, Haki Kryeziu, i njoftoi palët se gjykata mund të nxjerr aktgjykim edhe pa fjalën përfundimtare të paraqitur me shkrim, kurse palën paditëse e njoftoi se brenda afatit ligjor do të marrë vendim lidhur me çështjen konkrete.

Jeton Krasniqi kishte ushtruar padi më 24 gusht 2014, ndaj kompanisë “Themeli”, me arsyetimin se kjo e fundit e ka lënë pa përkujdesje kanalin e hapur me qëllim të vendosjes së kanalizimit në fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës, me ç’rast më 12 gusht 2012, lopa qumështore, pronë e paditësit Krasniqi, ka rënë në po atë kanal të hapur.

Sipas padisë, lopa është nxjerrë nga kanali me ekskavator, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pasi është  kontrolluar nga veterinari Avni Robaj, ky i fundit ka konstatuar se lopa është në gjendje të rëndë, këmbët e thyera dhe të shtypura.

Kurse, pas dy ditësh, siç thuhet në padi lopa ka ngordhur si shkak i rënies në kanalin e hapur nga pala e paditur.

Vlera e kompensimit të dëmit për lopën e ngordhur të cilën Krasniqi e kërkon nga kompania “Themeli”, përmes padisë, është 1.350 euro.

Më Shumë

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit...

Lajmet e Fundit