4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Malishevë / Në 20 vjetorin e rënies, përkujtohet heroi Afrim Krasniqi

Në Tërpezë të Malishevës, është mbajtur një tubim përkujtimor, kushtuar dëshmorit të kombit dhe heroit Afrim Krasniqi, komandant Drenica, i cili ra heroikisht në betejën e Kosharës, më 6 maj të vitit 1999.

Në këtë tubim përkujtimor, krahas familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, dhe personalitete të shumta.

Në këtë tubim përkujtimor, në fjalët e tyre, Berisha dhe Begaj, vlerësuan lartë figurën e heroit të kombit dhe dëshmorit Afrim Krasniqi, si dhe kontributin e tij në Betejën e Kosharës, por edhe kontributin e Malishevës, në përgjithësi, në të gjitha trevat. Po ashtu, të dy folësit, duke ju referuar debateve të fundit për betejën e Kosharës, ju bën thirrje të gjithëve, që ti lënë anash këto debate, pasi pikërisht ajo betejë është simboli i bashkimit, ndërsa edhe amaneti i dëshmorëve të rënë në atë betejë ishte bashkimi.

Edhe Xhavit Jashari e Çerkin Dukolli, vlerësuar lartë veprën e Afrim Krasniqit, ndërsa përkujtuan edhe betimin e ushtarit dhe amanetin e dëshmorëve për bashkim.

Ndërsa, Metush Kryeziu, në emër të OVL të UÇK-së, dega në Malishevës, përveç që foli për kontributin e dëshmorit dhe heroit Afrim Krasniqi, familjes ja dorëzoi edhe dekoratën e ndarë për Afrim Krasniqin.

Më pas, janë bërë nderime pranë lapidarit të dëshmorëve në Tërpezë, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, aty ku prehet trupi i Afrim Krasniqit.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Lajmet e Fundit