Mamushë, bie breshër sa topat e borës (Foto)

Ditëve të fundit në vendin tonë moti ka qenë tejet i mirë dhe me temperatura të larta.

Pas një dite të nxehtë, sot gjatë mesditës dhe në orët e mbrëmjes ka rënë shi në disa qytete të vendit, duke dhënë pak freski.

Një prej tyre është qyteti i Mamushës ku ka rënë shi dhe breshër i madh.

Është kreu i kësaj komune, Abdulhadi Krasniq që ka postuar disa foto në Facebook ku tregon për breshërin e madh që ka rënë, shkruan Reporteri.net.

“Bie shi kaq i madh. Zoti na ndihmoftë në këtë natë të bekuar”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Lajmet e Fundit