18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Mamushë: Kapen 375.000 euro të falsifikuara, kishin ardhur nga Turqia në Kosovë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës ka pranuar informacione nga Dogana e Kosovës për një pako të dyshuar, e cila përmes postës nga Turqia ishte dërguar për në Kosovë, saktësisht në Mamushë.

Në këtë pako dyshohej se kishte ‘para’ që mund të ishin të falsifikuara.

DHKEK në koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit dhe kjo pako ka qenë nën masat e vëzhgimit deri në destinacionin e caktuar.

“Më, 02.04.2021 rreth orës 14:30 sipas procedurave kjo pako është tërhequr nga posta në Mamushë nga personi për të cilin ishte destinuar, i cili ishte në shoqëri edhe të disa personave të tjerë. Më pastaj, policia ka reaguar dhe të gjithë personat qe janë ndërlidhur me ketë rast janë arrestuar ne flagrancë. Si provë materiale, hetuesit policorë kanë sekuestruar 375,000.00 euro, bankënota nga 100 euro dhe 50 euro, si dhe 6 telefona celular të personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prizren, 5 pesë persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse një është liruar në procedurë të rregullt.

Image

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale...

152 vite nga lindja e Asdrenit, autorit të Himnit të Flamurit

Aleksandër Stavre Drenova i njohur si Asdreni ka lindur më 11 prill 1872 në Drenovë të Korçës, dhe ishte njëri nga poetët me të...

Lajmet e Fundit