10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Manchester City përballë triumfit të katërfishtë

Micah Richards

Në të kaluarën, kur Manchester City arrinte në fazën e eliminimit direkt në Champions League, mendimi i parë që të vinte ishte: çfarë do shkojë keq kësaj radhe?

Jo më. Mentaliteti që kanë treguar lojtarët e Pep Guardiola këtë sezon, është një ndër arsyet pse unë mendoj se kësaj radhe do të jetë ndryshe, sikurse edhe stili i ndryshëm i lojës.

Në vitet e shkuara, City është eliminuar nga ekipe që duhet t’i eleminonte lehtë: Monaco, Tottenham, dhe verën e kaluar, Lyon.

Përveç gabimeve qesharake, City ndonjëherë ka paguar çmimin e madh të eliminimit, për shkak të ndryshimit të stilit të lojës nga ai i Premier League, me Pep që shpesh është akuzuar se i stër-mendon gjërat dhe mënyrën e përballjes me kundërshtarin.

Ka pasur edhe ndeshje kur ky sistem ka funksionuar, për shembull në fitoren në “Santiago Bernabeu” përballë Real Madrid, para 12 muajsh, në këtë fazë garash.

Këtë herë, formacioni që kanë përdorur përgjatë serisë prej 18 ndeshjeve të fituara, do të thotë se ata i kontrollojnë ndeshjet dhe kanë stabilitet në mbrojtje. Prandaj s’kanë nevojë të ndryshojnë asgjë.

Përkundrazi, City duhet të dalë në fushë me të njëjtin qëndrim dhe vetëbesim që ka çdo javë edhe në paraqitjet në Europë, duke filluar nga ndeshja e parë ndaj Borussia Monchengladbach, në 1/16 e finales.

A është ky viti në të cilin do ta fitojë këtë ligë për herë të parë? Të jem i sinqertë, kur e shikoj skuadrën gjerma dhe të tjerat pjesë e garës dhe nivelin me të cilin luajnë, nuk gjej arsye për të pasur frikë. Përkundrazi.

Në vend se City t’i ketë frikë skuadrat dhe lojtarët kundërshtarë, gjë që mund të ketë ndodhur në të shkuarën, këtë vit mendoj se të gjithë do të kenë frikë të përballen me këtë skuadër.

A mund t’i fitojë City të gjitha?

City iu kthehet ndeshjeve në Champions League duke qenë 10 pikë larg nga pozita e dytë në Premier League, në çerekfinale të FA Cup, ku do të përballet me Everton dhe duke e patur të caktuar datën e finales ndaj Tottenahm, në kuadër të Carabao Cup, që do të luhet më 25 prill.

Njerëzit veçse kanë nisur të flasin për një triumf të katërfishtë dhe më pyesin “a mund kjo skuadër t’i fitojë të gjitha?”

Për mendimin tim, është ende herët t’i gëzohesh një mundësie të tillë.

E dimë se Pep Guardiola është fitues i shumfishtë dhe këtë e tregojnë trofetë që ka fituar me City dhe skuadrat tjera, por duke qenë realist, do të jetë shumë i vështirë triumfi në katër gara, jo vetëm për shkak të kundërshtarëve, por edhe për shkak të orarit të ndeshjeve, që do të jenë shumë të vështira në tre muajt e ardhshëm, nëse do ta ndjekin triumfin në secilin front.

Por, në anën tjetër, me një mesfushor si Kevin de Bruyne dhe një sulmues si Sergio Aguero që janë afër kthimit në gjendje për të luajtur në skuadrën e parë, vetëm mbrojtësi Nathan Ake mbetet i lënduar.

Fuqia e thellësisë së skuadrës do të jetë faktor i rëndësishëm në rezultatet e City, por Pep duket se është duke e menaxhuar këtë gjë goxha mirë – të gjithë duken të lumtur kur janë pjesë dhe kur nuk janë pjesë e skuadrës dhe gjëja më inkurajuese ndër të gjitha është se cilido që luan duket sikur luan në formën e tij më të mirë.

Pep kreu pesë zëvendësime në fitoren 1-0 ndaj Arsenal të dielën, pa dyshim duke e patur në mendje përballjen e të mërkurës në Budapest, por kjo nuk pati asnjë ndikim në nivelin e lojës të skuadrës.

Ai e ka adaptuar mënyrën se si luan City, sepse më parë ishte një skuadër që bënte presion të madh në fushë, vraponte shumë dhe luante me tempo të lartë.

Kjo gjë nuk mund të ndodhë në këtë sezon sepse do t’i harxhonte shumë lojtarët, kështu që në vend se të krijohen shumë mundësi, tani ideja është që “të lihet kundërshtari të vuajë për ta patur topin”.

Dhe, po funksionon. City nuk mundohet më që ta dërrmojë kundërshtarin, por e ngacmon vazhdimisht derisa të lodhet dhe ta gjejë mundësinë më të mirë për ta goditur.

Nuk ka më lëshime dhe megjithëse kjo skuadër nuk e dërrmon kundërshtarin siç bënin dikur formacionet e Pep Guardiola, është shumë më konsistente.

Lojtarët nuk duken aspak të lodhur, me gjithë numrin e madh të ndeshjeve që kanë luajtur në javët e fundit dhe shpresoj që kështu do të vazhdojnë. Do ta bënte dallimin, sidomos në Europë.

Shpesh kam menduar që skuadrat si Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë përparësi në këtë fazë të Champions League, sepse veçse e kanë siguruar pozitën e tyre në ligat kombëtare dhe mund të fokusohen në Champions, duke i lënë disa nga lojtarët të pushojnë.

City tani e ka këtë mundësi, meqë në ligë ka një distancë të mirë nga vendi i dytë, me shpresën që mund të përfitojë nga kjo situatë.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit