25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Mario Balotelli kthehet në Serie A

Mario Balotelli, në Ligue 1 të Francës me skuadrën e Nice, ka shënuar 15 gola dhe është futbollist të cilit nuk i mungon goli.

Megjithatë, teksa po i afrohemi fundit të sezonit, Balotelli do të jetë pa kontratë dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kishte paralajmëruar edhe më herët se për sulmuesin italian, ka interesim si nga skuadrat angleze në Premier League, e po ashtu edhe ato italiane në Serie A.

Duket se “Super Mario”, e ka zgjedhur Italinë, mirëpo ende nuk e di se tek cila skuadër pritet të luaj sezonin tjetër, mirëpo një gjë dihet se nuk është Milan.

Mediat italiane raportojnë së fundmi për një interesim të Torinos, ku Balotelli pritet ta zëvendësojë Andrea Belottin, i cili me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit. Për shkak që do të jetë futbollist i lirë, Balotelli pritet të transferohet pa ndonjë pagesë kundrejt klubit të tij të fundit dhe e vetmja gjë që do të diskutohet, do të jetë vetëm paga e sulmuesit.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, synon që me këtë lëvizje, paratë që do të arkëtojë nga shitja e Belottit, t’i investojë për të përforcuar skuadrën në repartet e tjera, pasi sulmi me Ljajiç, Falkue dhe Balotellin, duket qysh tani goxha i rrezikshëm

Më Shumë

Totaj: Nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për...

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Lajmet e Fundit