5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Marrëveshja Milan – Leao pritet të mbyllet para ndeshjes me Inter-in

Rafael Leao është më afër se kurrë që ta vazhdojë kontratën me Milan-in.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, palët kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës, derisa ajo synohet të mbyllet para ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ku kuqezinjtë do të përballen me Inter-in.

Mediumi i lartcekur shkruan se Leao është pajtuar ta vazhdojë kontratën me një pagë prej 7 milionë euro plus dy të tjera në formë bonusesh, ndërsa edhe dy milionë euro në momentin e firmës së kontratës.

Ndërsa ka mbetur një “ngërç” te detyrimi që skuadra e Sporting Lisbonës e kërkon nga futbollisti, ku flitet se kuqezinjtë do ta mbulojnë gjysmën e kësaj shume.

Pra, te Milan-i duan që ta mbyllin këtë marrëveshje para ndeshjes së parë ndaj Inter-it, në mënyrë që Leao të jetë i fokusuar tërësisht te ndeshja.

Kujtojmë që portugezi ishte ndër më meritorët që “Djalli” e fitoi titullin kampion në sezonin e kaluar, duke u shpallur lojtari më i mirë në Serie A.

Mirëpo, çështja e rinovimit të kontratës që skadon në vitin e ardhshëm ishte temë aktuale në ambientet kuqezi në vitin e fundit.

Portugezi ka pasur paraqitje të mira në këtë sezon, duke kontribuar me nga 13 gola e asistime në 40 ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A.Albanian Post 

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit