3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Marrëveshja PDK-LDK firmoset në fundjavë

Mustafa-Thaci14-26Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike pritet të firmosin më së largu të dielën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

Një burim i “Kohës Ditore” ka treguar se grupet punuese tashmë kanë finalizuar draftin e Programit qeverisës, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta.

Po kështu, subjektet janë akorduar edhe për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, marrëveshja mund të firmoset edhe gjatë ditës së shtunë nga liderët e të dyja partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Kësisoj, të hënën do të mund të zhvillohet seanca konstituive.

“Do të ketë një takim ndërmjet liderëve politikë gjatë ditës së nesërme dhe në fund janë planet që edhe të nënshkruhet marrëveshja që ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive institucionale”, ka thënë ky burim, shkruan Koha Ditore.

“Emra titullarësh nuk do të përmenden në marrëveshje”.

Thaçi, kryeministër në detyrë, nuk ka qenë thuajse gjatë gjithë javës në Kosovë. Ai ka qëndruar në New York, ku e ka prezantuar Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të kthehet paraditen e së shtunës dhe zyrtarët e partisë së tij nuk e kanë mohuar faktin se po këtë ditë edhe do ta firmosë marrëveshjen me Mustafën.

“Nesër vjen kryeministri. Ai i sqaron gjërat brenda ditës”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK.

Më Shumë

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi i Prizrenit ka regjistruar humbjen e katërt rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas Vëllaznimit, Rahovecit 029 e Trepçës, Bashkimi ka pësuar...

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Lajmet e Fundit