Martesa me Kim Kardashian ka marrë fund, Kanye West është shumë i trishtuar

Reperi i famshëm, Kanye West, ka nisur që të shqetësohet për shëndetin e tij mendor. Kjo për shkak se po kupton se thashethemet për ndarjen me bashkëshorten, Kim Kardashian, po kthehen në realitet.

“Mirror” shkruan se 43-vjeçari po lufton me ankthin dhe se është shumë i trishtuar, pasi gjithnjë e më shumë po largohet nga Kim dhe fëmijët e tyre.

“Ai e di se martesa ka marrë fund dhe e di që nuk ka më asgjë që mund të bëhet tani. Gjithashtu ai e di se çfarë po humbet nga Kimi”, ka zbuluar një burim pranë reperit për “People”

Ndërkohë kujtojmë se në fillim të vitit 2020 dolën lajmet se femra më seski po planifikonte që t’i jepte fund martesës me reperin e famshëm.

“Ata nuk janë në të njëjtën faqe kur vjen puna tek e ardhmja e tyre si familje. Dhe Kim është shumë në rregull me këtë gjë. Megjithatë, ajo ka qëndruar pranë tij në një kohë kur disa gra të tjera nuk do ta kishin bërë”, thanë në atë kohë disa persona të afërt të yllit të televizionit.

Gjithashtu është mësuar se Kanye West do të nisë një jetë të re, shumë larg Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri tani mendohet se ai ka vendosur që të jetojë në Evropë.

Martesa me Kim Kardashian ka marrë fund, Kanye West është

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit