1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Masa kundër shkeljeve procedurale për zgjedhjen e drejtorëve në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se do të aplikohen masa shtesë për procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Prizren, krahas aplikimit të rregullores për përzgjedhjen e tyre. Sipas tij, kthimi i besimit në sistemin arsimor është i rëndësishëm dhe se hapi i parë në këtë plan është përzgjedhja e drejtë e drejtorëve.

Edhe pse kryetari Haskuka ka pretenduar se gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve sipas konkursit të prillit të këtij viti në raste ka pasur shkelje procedurale, megjithatë drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, ka insistuar se nuk ka pasur asnjë shkelje, shkruan sot Koha Ditore.

Por Susuri ka pohuar se është pajtuar me kryetarin për aplikimin e masave shtesë me qëllim të shtimit të besimit të publikut në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

Kryetari Haskuka ka shpjeguar se me gjithë faktin që në muajt e fundit bashkë me drejtorin Susuri janë krijuar mekanizma të rinj që procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të jetë i drejtë, objektiv dhe cilësor “procesi megjithatë ka rezultuar me shumë ankesa dhe mosbesim”.

Më Shumë

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Dy persona janë lënduar nga aksidenti mes dy automjeve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar,...

PDK-ja nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën në Prizren hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar...

Lajmet e Fundit