11.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Masakroi ish-gruan para syve të djalit

Dejan Cvetkoviq (46) ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij Irena Cvetkoviq (31) para syve të djalit të tij. Kjo ka ndodhur në Drenovc pranë Knjezhevcit në Serbi.

Vrasja, sipas medieve serbe, është paraprirë nga një grindje e ashpër, pasi burri kishte shumë borxhe nga bixhozi, që sillej rreth 10 mijë euro.

Djali i tyre (11) e ka shikuar të gjithë ngjarjen. E atij, babai që kreu krimin i la edhe një letër në të cilën shkruhej: “Do mbetesh pa nënën, të cilën e deshe më së shumti, babai nuk mund ta durojë më këtë”.

Ai është arrestuar dhe është në mbajtje.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Lajmet e Fundit