7.2 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Masat e reja: Kush qëndron më shumë se 1 orë e gjysmë jashtë, dënohet deri në 2000 euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka treguar masat e reja që ka marrë për parandalimin e coronavirusit.

Ai ka thënë se do të lejohet veç 1 ore e gjysmë në ditë lëvizje.

“Prej datës 15 prill nga ora 06:00 ndalohen personat fizik të jashtë banesave, shtëpisë. Përveç mbi 16 vjeç një person nga familja ka të drejtë deri në një orë e gjysmë në ditë të dalim për t’i kryer nevojat. S’lejohet shoqërim nga askush, vetëm në rast që janë shoqërues familjar a asistent personal i personave me aftësi të kufizuar”, tha ministri Vitia.

Ai ka thënë se personat që nuk i respektojnë masat do të dënohen.

Vitia ka thënë se nga deri 2 mijë euro do të jetë dënimi për personat fizikë dhe deri 8 mijë euro për personat juridik.

“Mosrespektimi i vendimit konsiderohet si kundërvajtje administrative dënohet me gjobë deri 2 mijë euro gjoba për personat fizik, dhe 3 deri 8 mijë euro për personat juridik, kurse personi përgjegjës i personit juridik prej 500 deri 1500”, ka deklaruar Vitia.

Vitia: Nga e mërkura lejohet qarkullimi një herë në ditë vetëm 1 orë e gjysmë

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se nga e mërkura do të fillojnë implementimin e masave të reja me rigoroze lidhur me luftimin e pandemisë Covid-19.

Në një konferencë për media Vitia njoftoi se nga data 15 prill qytetarëve u lejohen të dalin nga shtëpitë dhe banesat e tyre një herë në dite vetëm për 1 orë e gjysmë.

“Personave fizik mbi moshën 16 vjeçare ju lejohet qarkullimi për furnizim me ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale si dhe për pagesa apo punë bankare, vetëm për një orë e gjysmë në ditë, sipas orarit te përcaktuar ditor”.

Më Shumë

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

Kampioni kundër nënkampionit

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress. Duelet e...

Lajmet e Fundit