5.9 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

MASHT-i shkel ligjin

RameBuja-ministri arsimitMASHT-i e ka lëshuar një vendim për Drejtoritë Komunale të Arsimit me të cilin i fton këto institucione që t’i trajtojnë të barabartë të diplomuarit në institucione publike e private gjatë konkurseve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka lëshuar një vendim për Drejtoritë Komunalë të Arsimit dhe Komunat e Kosovës me të cilin i fton këto institucione që t’i trajtojnë të barabartë të diplomuarit në institucione publike e private gjatë konkurseve për mësimdhënës. Ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.
Një dokument, rekomandim i nxjerrë nga MASHT më datë: 20.08.2014, të nënshkruar ga ministri dhe të siguruar nga KosovaPress, në pikën 4. thotë: “Të nderuar kryetar të Komunave, Të nderuar drejtorë të drejtorive Komunale të Arsimit 4. nga viti 2009 ka filluar punën Agjencia e Akreditimit i cili ka bërë akreditimin e programeve të institucioneve publike dhe private. Prandaj të gjitha programet e akredituara nga viti akademik 2009 njihen nga MASHT dhe po ashtu kandidatët të cilët kanë marrë diploma trajtohen të barabartë në konkurrim”, thuhet në këtë vendim.

Mirëpo, një gjë e tillë është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, pasi sipas këtij ligji, Neni 16 Gradat dhe diplomat, pika 5. “Vetëm bartësit publik të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë”, ndërsa sipas pikës 7. “Vetëm ato grada dhe diploma që lëshohen nga bartësit e akredituar dhe të licencuar të arsimit të lartë njihen nga Qeveria për arsye punësimi, për marrjen e funksioneve publike ose për kryerjen e funksionit të njohjes ndërkombëtare, siç saktësohet në nën-paragrafin 1.7. të paragrafit 1. dhe paragrafin 2. të nenit 6të këtij ligji”.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Arbër Morina, ka thënë për KosovaPress se MASHT i trajton të barabartë të gjitha institucionet qofshin ato publike apo private, edhe pse është shprehur se një gjë e tillë caktohet më së miri me Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Këtë çështje më së miri e përcakton Ligji për Arsimin të Lartë, por ne si Ministri e Arsimit kemi pranuar kërkesa, ankesa në fakt nga kandidatë të ndryshëm të cilëve e kanë ndjerë vetën të diskriminuar nëpër konkurset që i ka shpallur Komuna pasi ka pasur raste kur kanë qenë të diskriminuar për shkak se e kanë kryer nëpër kolegje private studimet e tyre. Por ne si Ministri e Arsimit iu kemi rekomanduar Komunave që të gjithë ata studentë të cilët, diplomat e të cilëve janë të vërtetuara, janë të akredituara, institucionet ku e kanë kryer janë të licencuara nga institucione shtetërore, ata absolutisht nuk duhet të diskriminohen në asnjë mënyrë për shkak se janë diploma të cilat janë të njohura nga vet institucioni më i lartë i arsimit që është Ministria e Arsimit”, ka thënë ai.

Mirëpo, një vendim të tillë e sheh të jashtëligjshme dhe njohësi i çështjeve arsimore në vendin tonë, Dukagjin Popovci.

Ai ka thënë se nëse vendimi e përcakton se të drejtën e mësimdhënies e kanë ata të cilët kanë diplomuar në këto institucione derisa kanë qenë të destinuara të prodhojnë mësimdhënës është në rregull. Mirëpo, sipas tij, nëse vendimi i përfshinë të gjitha gjeneratat, atëherë bie në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Është shumë e vërtetë se në ligj ekziston një normë e cila thotë se vetëm institucionet publike të arsimit të lartë kanë të drejtë të ofrojnë programe për trajnimin e mësimdhënësve, mirëpo duhet të kemi parasysh se para hyrjes në fuqi të këtij ligji, një kufizim i tillë nuk ka ekzistuar, kështu që një numër i konsiderueshëm i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë kanë hapur programe të tilla dhe kanë operuar programe të tilla, dhe unë mendoj se atyre studentëve të cilët janë regjistruar në atë kohë duhet të iu njihet e drejta, mirëpo të vazhdohet më tutje me një gjë të tillë, besoj se bie ndesh me ligjin, kështu që unë nuk i di hollësitë e këtij vendimi por mund të ndodh që kjo ka të bëjë vetëm me ato gjenerata të studentëve të cilat kanë studiuar deri në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji, pra deri në akreditimin e radhës”, ka thënë ai.

Institucionet e Arsimit të Lartë Privat në vendin tonë kanë funksionuar që nga paslufta derisa në vitin 2004 janë licencuar nga Ministria e Arsimit ato që i kanë plotësuar kriteret.

Ndërkohë, në vitin 2009 ka filluar edhe procesi i akreditimit në Kosovë prej kur këto institucione janë akredituar që të kualifikojnë të rinj për treg të punës por jo edhe për mësimdhënie.

Më Shumë

Veç në dy klasë dolën 200 vota të keqpërdorura/ Si u evidentuan vjedhjet në Prizren

Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar në “Frontal” të T7, se KQZ e ka një moster kur vendosë për rinumërim të votave. Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/4294222634125257 Ai tha...

Sot do të bëhet transportimi i turbinave të erës, Komuna e Rahovecit u bën thirrje qytetarëve për kujdes në trafik

Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarët se më 19 janar 2026 do të realizohet transporti i komponentëve të turbinave të erës nëpër rrugët përkatëse...

Lajmet e Fundit