22 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025

Mashtrimet e vjetra, rikthehen në Prizren

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, thotë se në Prizren janë kthyerë gënjeshtrat dhe mashtrimet e vjetra. Sipas tij, pushtetarët e këtij qyteti, kanë filluar të besojnë në rrenat që i krijojnë vetë.

“Kjo është sa qesharake aq edhe ironike!”, shkruan Berisha në Facebook.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dje ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim të mbështetjes financiare për projektin: “Ndërtimi i Pishinës Olimpike në Prizren”, me vlerë prej 200 mijë euro, dhe mbështetjen financiare për projektin: “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur – Prizren”, gjithashtu në vlerë prej 200 mijë euro.

Nëpërmjet këtyre memorandumeve, MKRS-ja angazhohet që të ndihmojë Prizrenin, në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit dhe të krijohen kushte të volitshme për veprimtari sportive në këtë vend.

Përveç këtyre investimeve në fushën e sportit, MKRS-ja në projeksionet buxhetore, sivjet do të investojë në Prizren edhe në fushën e Trashëgimisë Kulturore, me një varg projektesh të rëndësishme, shkruan PrizrenPress.

Ndërkaq, Zafir Berisha thotë se për shumë vitet qytetarët e Prizrenit, janë mashtruar me premtime

“Premtuan ‘Stadium Evropian’, ndërsa Prizreni mbeti edhe pa fushë futbolli”, shprehet ai.

“Pa fije turpi, në fillimin e këtij viti zgjedhor të njëjtit mashtrues bëjnë premtime për “Pishina Olimpike”, duke mos pas idenë se çka janë duke premtuar i thonë ,,Bazen Olimpik,, në Zhur, kur zhurjanët që 18 vite pas luftës nuk kanë ujë të pijes”.

“Këta tipa që në fillim të këtij viti, të prekur nga paniku i humbjes së sigurt në zgjedhjet që po vijnë, e kanë humbë rrugën në oborr dhe nuk po dinë më edhe cka me gënjye”.

“Këta legenë në Zhur, ka 8 vite që nuk e kanë përfunduar Shtëpinë e Kulturës, tash donë me i fresku zhurjanët me pishina”, thotë Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Me belerinin e njohur Eno Peçi nisi edicioni i katërt “PrizrenFest”, Morina: Teatri shkon një hap përtej

Mbrëmë ka nis edicioni i katërt i Prizren Fest, ku kanë përfshirë teatri, baleti e muzika.   Adrian Morina, drejtor artistik në Prizren Fest hapi edicionin...

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për sulm në Prizren

Policia Rajonale në Prizren ka bërë thirrje publike për ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast të sulmit...

Lajmet e Fundit