Mavraj beson se një ndeshje si me Kosovën s’do të përsëritet

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pranon se ekipi kuqezi ka dështuar në të gjitha aspektet në përballjen kundër Kosovës, në miqësoren e luajtur të martën në Zuerich.

Shqipëria u mposht 3:0. Këtë disfatë të thellë, Mavraj dhe lojtarët e tjerë të Shqipërisë synojnë ta përmirësojnë në përballjen tjetër miqësore, atë kundër Ukrainës që luhet të dielën në Evian të Francës.

Mavraj në një konferencë për media të enjten, ka vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës. Ka thënë se Kosova e luajti ndeshjen e saj më të mirë, transmeton Koha Ditore.

“Ishte një ndeshje nga e cila unë mendoj që përgjegjësia është vetëm jona. Pasi nuk kemi transmetuar në fushë atë që trajneri ka kërkuar gjatë seancave stërvitore. Kosova e kishte ndeshjen e jetës, ndërsa skuadra jonë kishte testin për të provuar edhe disa elementë të rinj. Sidoqoftë, më duhet të them që ne mbajmë përgjegjësi të plotë”, ka thënë Mavraj.

Mavraj në përballjen kundër Kosovës u inkuadrua në minutën e 68-të, një minutë pasi Kosova shënoi golin e tretë nëpërmjet Edon Zhegrovës

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit