Mbahet dita e parë e provimit pranues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur provimi pranues për regjistrimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2016/2017, në afatin e parë. Procesi është zhvilluar pa probleme nëpër të gjitha njësitë akademike, për të cilën gjë janë kujdesur komisionet përkatëse.

Rektori i UPZ-së, Ramë Vataj me bashkëpunëtor ka vizituar secilën njësi akademike ku është siguruar se gjithçka po shkon në bazë të rregullave të parapara. Rektori u uroi të gjithë kandidatëve suksese në provimin pranues në afatin e parë dhe i njoftoi se do të ketë edhe një afat të dytë për të gjithë ata që nuk do të arrijnë pikët e nevojshme për regjistrim në afatin e parë qoftë në UPZ qoftë në universitete e tjera publike. Vlen të theksohet se në afatin e parë UPZ do të pranojë 1330 studentë ndërsa kanë konkurruar gjithsej 2077 maturantë.

Interesimi është i kënaqshëm në të gjitha drejtimet. Konkurrenca më e madhe është në Fakultetin e Edukimit, të Filologjisë dhe atë Ekonomik. Interesimi i kënaqshëm është edhe për fakultetet e tjera, si Juridik, FFSHK dhe FSHJM. Të martën do të vazhdoj mbajtja e provimit pranues në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe në Fakultetin e Edukimit.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit