14.8 C
Prizren
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Zhduket nëna e gjashtë fëmijëve në Dragash

Është zhdukur Zyrije Krasniqi nga fshati Breznë e Dragashit

Vëllai i Zyrijes, Hajriti Qengaj thotë se ajo është larguar pa gjurmë nga shtëpia për shkak problemeve familjare që ka pasur në shtëpinë e burrit.

“Ne sot jemi njoftuar për zhdukjen e saj. Nuk e kemi ditur edhe pse ajo ishte zhdukur që një javë. Familjarët ku ka qenë e martuar nuk na kanë njoftuar”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Qengaj tregon se motra e zhdukur është nënë e gjashtë fëmijëve. Ai thotë se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

Zyrija ditën kur është larguar nga shtëpia ka pasur të veshura xhins të kaltër, bluzë të kaftë me vija të bardha dhe një çantë krahu.

Për të gjithë ata persona që e takojnë apo dinë diçka rreth fatit të Zyrije Krasniqit, familja ka vënë në dispozicion këtë numër të telefonit: 044 / 801- 089./PrizrenPress.com/

Më Shumë

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Pjesa e parë e...

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto...

Lajmet e Fundit