8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Mbappe do të luajë me maskë speciale

Franca e pagoi shtrenjtë fitoren ndaj Austrisë (1:0), në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian 2024. Kapiteni Kylian Mbappe do të jetë i detyruar t`i nënshtrohet një operacioni në hundë, pasi në fund të ndeshjes me Austrinë ka pësuar lëndim.

Mbappé, duke tentuar të bëjë një goditje me kokë, ka goditur me hundë Kevin Dance, pas së cilës ka mbetur i shtrirë. Megjithëse parashikimet fillestare sugjeruan se ai ishte në dyshim për pjesën tjetër të turneut, lajmet që vijnë nga Franca thonë se ai mund të luajë kundër Holandës të premten.

Mbappe u ekzaminua në spitalin e Dusseldorfit menjëherë pas ndeshjes.

“Mbappe po rikthehet në kampin e kombëtares franceze. Kapiteni francez u ndihmua nga stafi mjekësor dhe mjeku Frank Le Gall, i cili konstatoi frakturën në hundë. Mbappe do të trajtohet për disa ditë, por nuk do t’i nënshtrohet një operacioni në të ardhmen e afërt. Do t’i bëhet një maskë në mënyrë që të mund të kthehet në turne pas trajtimit”, thuhet në një deklaratë të Federatës Franceze të Futbollit.

 

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

 

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit për nëntë muaj shpenzon 68% të buxhetit, por sfidohet me arkëtimin e të hyrave vetjake

Qeveria komunale e Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti ka arritur që të shpenzojë 48 milionë euro nga totali prej 70 milionë eurove...

Bashkimi triumfon ndaj rivalit lokal

Në derbin e Prizrenit, Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 65-87 (17:28, 19:23, 13:16, 16:20). Ndeshja u zhvillua në kuadër të...

Lajmet e Fundit