Mbappe jep ‘miratimin’ e tij për transferimin e Haalandit te Real Madridi

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se ka pranuar të luajë në çfarëdo pozite në sulmin e Real Madridit nëse transferohet edhe Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Meqë Real Madridi duket se ka gjasa të rrëmbej më në fund Mbappen në afatin kalimtar të verës, Los Blancos po synojnë gjithashtu të sjellin edhe Haalandin.

E ardhmja e Mbappes u bë e qartë pasi ai refuzoi ofertën e një ‘çeku bosh’ nga PSG dhe ndërkohë që sigurimi i nënshkrimit të Haaland do të ishte jashtëzakonisht i vështirë, Real Madridi po përpiqet.

Destinacioni i preferuar i yllit të Dortmundit është Santiago Bernabeu, por një afrimi i tij do të jetë problem nëse klubit i bashkohet Mbappes në verë.

Por, sipas gazetës Marca, klubi beson se Mbappe dhe Haaland janë krejtësisht të pajtueshëm, dhe këtë pikëpamje ndan edhe Mbappe, i cili mund të luajë kudo në vijën e sulmit për të akomoduar Haalandin, i cili është një numër i pastër nëntë.

Megjithatë, vera e këtij viti pritet të sqaroj gjithçka sa i përket të ardhmes së dy sulmuesve më të përfolur të momentit në botë. /Telegrafi/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit