9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Mbërrin në Shqipëri trupi i ish-Presidentit Nishani

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i ish-presidentit, Bujar Nishani.

Automjeti me arkëmortin e ish-kreut të shtetit kaloi mbrëmjen e së martës në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ish-presidenti Nishani u nderua edhe nga forcat policore të Kosovës.

Arkëmorti u vendos në sallën e Presidencës “Skënderbeu” dhe, të entjen pas orës 12:00, do të dërgohet për te varrezat e Sharrës.

Ish-Presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në Spitalin Universitar të Berlinit, Charite.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin e Berlinit.

Shëndeti i tij u përkeqësua, për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka shkaktoi vdekjen.

Pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Për ndarjen e tij nga jeta, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe nga mediat ndërkombëtare. /Albanianpost.com

Më Shumë

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Lajmet e Fundit