11.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Mbështetje për Marrëveshjen e Ohrit, mbështetje për rajonet shqiptare në Maqedoni

nuldNdihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, i dërgoi porosi të qarta politikës në Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit “Monstra”, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.

Ajo inkurajoi palët për më shumë bashkëpunim mes komuniteteve, ndërsa theksoi gatishmërinë e amerikanëve për investime në rajonet shqiptare të Maqedonisë, me qëllim të barazimit ekonomik dhe social.

“Është absolutisht thelbësore që dy komunitetet të rriten dhe prosperojnë së bashku. SHBA-ja është e kënaqur për mundësinë e investimit fuqishëm për këtë vizion të integruar, në aspektin politik, ekonomik, të sigurisë. Folëm me kryeministrin se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku sa i përket rajoneve shqiptare të Maqedonisë. Ne duam ta bëjmë këtë përmes investitorëve, kompanive amerikane. Si mund të bëjmë më shumë për ta përforcuar bashkëpunimin rajonal ekonomik”, tha ajo.

Nuland theksoi tezën e mesit të artë, të bashkëjetesës në paqe, siguri, unitet, vlera këto, për të cilat SHBA ka qenë e përkushtuar që nga Marrëveshja e Ohrit. Ndërsa, i kujtoi gjithashtu Maqedonisë, se aspiratat euro-atlantike mund t’i përmbush pasi të zgjidhë çështjen e emrit. /Alsat-M/

Më Shumë

S’ka fitues në Prizren – Liria dhe Vëllaznimi ndahen 0:0

Derbi tradicional ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 0:0, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, raporton PrizrenPress. Përballja, e zhvilluar në...

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Dogana e Kosoves ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë...

Lajmet e Fundit