16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Mbetet i paqartë numri i përfituesve të pensionit të “Veteranëve”

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se rreth dy mijë persona, kryesisht ata që kanë falsifikuar dokumentet për ta fituar statusin e veteranit të luftës, janë larguar nga lista e përfituesve të pensionit.

Por, këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nuk ka informacione se dikush është larguar nga lista e pensionit të veteranit të luftës.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka rënë dukshëm numri i personave që tash nuk marrin pensione. Nga shifra prej rreth dy mijë vetave, sa ai mendon se janë larguar nga lista, Gucati thotë se 400 prej tyre ishin nga Shqipëria.

“Rreth dy mijë (2.000) veta janë larguar nga pagat. Njëzet (20) veta janë persona që janë zënë me certifikata dhe vendime false (të rreme), ata veç janë duke e vuajtur dënimin dhe janë të regjioneve të ndryshme, të komunave të ndryshme. Kështu që kjo është reale. Muajin e kaluar 2, mijë veta nuk kanë marrë paga fare se janë të larguar nga listat”, tha Gucati.

Gucati, tha se në muajin dhjetor 2019, pensione kanë marrë më shumë se 37 mijë veteranë.

“Deri vonë, pensione kanë marrë mbi 39 mijë, tash ka ra numri në mbi 37, mijë. Do të thotë prokuroria është duke punuar. Ne e kemi përkrahur prokurorinë edhe më herët, do ta përkrahim edhe tash se për ne është mënyra më e mirë që ka filluar puna gradualisht, pa zhurmë, që po largohen nga listat e pensioneve ata që se meritojnë”, tha Gucati.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale thonë se pavarësisht hetimeve, ministria nuk është e informuar zyrtarisht nga askush lidhur me largimin e nga lista të asnjë personi që ka marrë më herët pension.

Në këtë ministri, thonë se shifrat bazohen në Draftin e Listës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës.

Më Shumë

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit