Pastrimi i varrezave në fshatit Leshan, të komunës së Suharekës, ju mbeti në gjysmë banorëve të fshatit.

Shkas u bë gjetja e mbetjeve mortore në këtë vend në natën e Bajramit.

Mexhid Gashi, banorë i këtij fshati, rrëfen ngjarjen ku djali i tij se bashku më një person tjetër shkuan për t’i pastruar varrezat.

Derisa tregon mënyrën se si është gjetur kufoma, ai shprehet i habitur që askush më nuk ka dalur për të parë këtë vend.

“Nuk ka qenë i varrosur trupi i gjetur. Ka qenë fare pak i mbuluar. Duke pastruar barin u pa kufoma. Ndoshta edhe qentë endacakë kanë mundur ta zhvarrosin kufomën, por nuk e di. Më herët u kanë edhe një rast por nuk e di pse nuk është vazhdua më u gërmua”, ka thënë Mexhid Gashi për RTV Dukagjinin.

Në këtë  fshat gjatë luftës u vranë 24 persona, 3 nga të cilët ende nuk janë gjetur.

E kjo ngjarje që nuk është e para e llojit të tillë në këtë fshat, ka ngjallur interesim për familjaret që ende nuk i kanë gjetur familjarët e tyre.

Sedat Elshani, që ka të pagjetur ende gruan e axhës së tij thotë se në këtë pjesë u gërmua nën dyshimin për varr masiv, dy vite më parë.

“Para dy vite ka pas gërmime nga Instituti i Mjekësisë Ligjore pasi kanë dyshua për varr masiv. Kanë punuar dy ditë po pastaj nuk kanë ardhur. Më sa e di diçka kanë gjet. Unë e kam gruan e mixhës që ende nuk është gjetur. Mbas këtij rasti na jemi interesua mos ka diçka. Po janë edhe nja tre ose katër të pagjetur këtu në fshatin tonë. Ka pas masakër që janë vra 24 vetë”, Sedat Elshani.

Pas lajmërimit të rastit në vendin e ngjarjes, ka dalur Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në njoftimin për media zyra e Policisë në rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se këto mbetje janë dorëzuar në Institu