Mbi 2 500 raste aktive me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të premten janë regjistruar dy viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 42 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 3.472 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se 1.2 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 409 persona janë shëruar derisa mbi 2.559 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.955 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 541.431 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 802.225 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 1 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 30.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit