35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë, prej tyre 42 specialistë

Qindra profesionistë shëndetësorë janë të regjistruar si të papunë në Odën e Mjekëve në Kosovë. Drejtues të kësaj organizata e shohin si urgjente intervenimin e institucioneve për të ndryshuar menaxhimin e sistemimit të punëtorëve shëndetësorë sipas nevojës që kanë institucionet.

Shkollimi për të arritur titullin e mjekut është i gjatë. Por kjo nuk është sfida e vetme e qindra mantelbardhëve të cilët pas përfundimit të studimeve mbetën pa punë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se në këtë organizatë janë të regjistruar 598 mjek të papunë dhe prej tyre 42 specialist të fushave të ndryshme. Kjo gjendje sipas tij është e papranueshme dhe mungesë menaxhimi.

“Psh. Spitalet rajonale ankohen se nuk ka gjinekolog e ne kemi më shumë se 11 të papunë, shumë ambulanta të mbyllura, mjek ka të papunë dhe kur qiten duhet të kenë stimulime dhe duhet të respektohet edhe kushti i shërbimit në institucionet shëndetësore kur kryhen specializimet”,thotë ai.

Sejdiu madje kërkon që të respektohet kushti që pas specializimit profesionistët shëndetësorë të angazhohen në institucionet ku ka nevojë.

“Kjo është në tavolinë, por duhet të monitorohet bordi i specializimeve pse nuk u respektua kushti që pas specializimit mjekët të angazhohen ku ka nevojë”, pohon ai.

Ndërsa, Xhemajl Selmani nga Sindikata e QKUK-së thotë se duhet të merren veprime nga ministria për ta ndryshuar situatën.

“Duhet të ketë një plan zhvillimori cili duhej të ndiqej në etapa që mjekët të mos mbeten pa punë”, deklaroi ai.

Selmani thekson se këto probleme janë pasojë e mostrajtimit me prioritet të sektorit.

“Se ka kjo qeveri prioritet  të shëndetësisë”, tha ai.

RTK ka provuar të marrë qëndrimet e disa prejspecialistëve të papunë, por ata nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit