8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Mbi 7 milionë turistë e vizituan Shqipërinë gjatë 2022-s

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale statistikat lidhur me numrin e turistëve të huaj që vizituan vendin Shqipërinë.

Ajo u shpreh se “vitit 2022, nuk ishte vetëm viti me numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, por me një fluks edhe në muajt e dimrit, shenjë e mirë drejt turizmit gjithëvjetor”.

Kumbaro theksoi se, 7,5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022.

Sipas saj, kaq ishin vizitorët e huaj që i besuan Shqipërisë pushimet e tyre, ose 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019 që deri tani mbante rekordin.

Ministrja vuri në dukje se krahas fluksit në rritje të vizitorëve, interesante ishin të dhëna edhe për sa i takon gjeografisë apo shteteve nga erdhën turistët.

“85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84% më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; e sigurisht mysafirët nga Kosova që janë shtylla jonë më e fortë e kemi detyrimin më të madh për t’u ofruar cilësinë maksimale në shërbim”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi se, të njëjtën tendencë treguan edhe hyrjet nga Ballkani, që nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, por edhe mbi 50% rritje kanë pasur flukset nga Rumania, Kroacia apo Bullgaria. /ATSh

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic. Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja...

Lajmet e Fundit