20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Mbi pesë vjet burg për të akuzuarin që vrau vëllaun në Krajk të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka dënuar me pesë vjet burgim të akuzuarin SH.L. nga fshati Krajk i Prizrenit, i cili kishte vrarë vëllaun e tij K.L. pas një mosmarrëveshje.

“Me datën 31.08.2015 rrethe orës 14:35 minuta në fshati Krajk, Komuna e Prizrenit në gjendje të tronditjes së fort mendore me përdorimin e armëve të zjarrit privon nga jeta vëllaun e tij, tani të ndjerin me iniciale K.L. nga fshati Krajk. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të mëhershme, si dhe konfliktit verbal në mes vete, lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët, ku në një moment fillon konflikti i armatosur në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L., me ç’rast i ndjeri ka shtënë në të akuzuarin me pistoletë duke i plagosur të akuzuarit. Në atë moment i akuzuari SH.L. nxjerr nga brezi pistoletën dhe shtënë në të ndjerin K. L. me ç’rast si pasojë i shkakton plagë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit i shqiptohet dënimi UNIK me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite e gjashtë muaj burgim, në të cilin dënimi do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari me iniciale H.K., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit është liruar nga akuza pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit