15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, pasi që i akuzuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Bashkim Krasniqi, ka thënë se nuk e ka pranuar aktakuzën si dhe provat nga shkresat e lëndës.

Një konstatim të tillë, e ka bërë gjykatësja e kësaj çështje penale, Ajser Skenderi, e cila ka thënë se i akuzuari Krasniqi, nuk i ka pranuar shkresat e lëndës, pasi sipas saj, i njëjti ka qenë jashtë shtetit përreth një muaj, dhe ai në Kosovë është kthyer më 12 prill të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca e radhës për këtë rast, sipas gjykatëses Skenderi, është caktuar më 25 prill 2019, prej orës 10:00.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 25 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Bashkim Krasniqi, të cilin e ngarkon se në cilësinë e personit zyrtar, inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për vete apo personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se përkundër njoftimit të fundit të lëshuar më 20 tetor 2014, nga Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, adresuar investitorit Xhavit Bytyçi, pronar i kompleksit hotelier – shtëpizave nga konstruksioni i drurit “Crazy Love” në Prizren, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm të lëshuar më 2 maj 2014, nuk e ka bërë ekzekutimin më 24 tetor 2014 edhe pse i njëjti ka qenë i detyruar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Dy arsye pse Allegri mund të shpëtojë punën e tij te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se mund të shpëtojë punën e tij te Juventus-i për dy arsye, edhe nëse bardhezinjtë duket se kanë marrë tashmë një...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit