5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Mbledhja e dy qeverive – ja angazhimet në kulturë

QeveriaThaci-RamaMe rastin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u takua me ministrin Memli Krasniqi.

Sipas njoftimit për shtyp të MK, ata diskutuan për vijimësinë e platformës së përbashkët të kalendarit artistik dhe detyrave të takimit të datës 21 nëntor 2013 në Tiranë.

Bashkëpunimi rajonal në fushën e kulturës theksohet si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës por edhe e vetë Qeverisës së re të Shqipërisë.

Synimi në këtë pjesë do të nënkuptojë krijimin e një hapësire kulturore mbarëshqiptare, e mbështetur në formë institucionale, ku hapësira kulturore e dy vendeve të trajtohet si një, por me më shumë qendra.

Në këto qendra Tirana, Prishtina, por edhe të tjera do të duhet të komunikojnë lirshëm veprat artistike dhe kultura. Nuk i duhet lënë më spontanitetit, qarkullimi i veprave artistike dhe kulturës.

ANGAZHIMET E PARA TË DY MINISTRIVE TË KULTURËS:

– Promovimi i veprës së plotë të Ali Podrimjes në bashkëpunim me Akademinë e shkencave të Kosovës.

– Kontakte me Akademinë e Shkencave të Kosovës për aktivitete të tjera të përbashkëta.

– Masa për prezantim të veçantë të botimeve nga Kosova në panairin e librit në Tiranë

– Ekspozita në Galerinë e Kombëtare e Rexhep Ferrit

– Prezantimi në Tiranë i shfaqjes “Shembja e kullës së Ajfelit”

– Promovime të disa librave me autor nga Kosova në sallën e Ministrisë së Kulturës

– Përfshirja e disa artistëve nga Kosova në konkursin e artit modern “Onufri” pranë Galerisë Kombëtare

– Fillimi i procesit të përafrimit të ligjeve për art kulturë, takim në nivel ekspertësh

– Fillimi i procesit për përpilimin e kalendarit të përbashkët – Takim në nivel Ministrash

– Pasqyrimi i jetës kulturore në Kosovë në faqen zyrtare të Facebookut të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë

Shumë shpejt pas mbledhjes së Qeverive:

– Përgatitje për një takim të madh mes drejtuesve të institucioneve artistike Kosovë – Shqipëri për konkretizimin e kalendarit të përbashkët kulturor

– Fillimi i analizave për kujdes dhe veprim të përbashkët për trashëgiminë kulturore

– Debate kulturore të përbashkëta

Bashkëpunimi me rajonin dhe sidomos Kosovën në fushën e kulturës u evidentua qartë që në fillim të punës të titullarëve të rinj të Ministrisë së Kulturës, ku për herë të parë në strukturat e saj është përfshirë edhe posti i këshilltarit për rajonin. Një vendim ky që tregon për rëndësinë që kanë politikat kulturore dhe jo vetëm të qeverisë së re, në raport me Kosovën por edhe gjithë rajonin.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për Lojërat Mesdhetare 2030

Kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e Lojërave...

Në Prizren u përurua videoklipi `Romani Sofra-Sofra Rome`, projekt i gazetarit Galushi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), njofton se në Doku Kino në Prizren, u promovua videoklipi "Romani Sofra - Sofra Rome", projekt i...

Lajmet e Fundit