7.2 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Mblidhet Kuvendi, një nga pikat – caktimi i çmimit tavan për disa produkte

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend të ditës është edhe Projektligji për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

 

Kuvendi sot do të mbajë seancë plenare, në rend të ditës ka 15 pika, përfshirë edhe projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet esenciale.

Një pikë tjetër, e seancës së sotme, gjithashtu është edhe Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj të cilin e kanë quajtur edhe antikushtetues.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

7. Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i  Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

14. Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

15. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ende pa vendim për balotazh, Selmanaj: Brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do...

Prizreni në balotazh: Totaj 41.45 për qind, Abrashi 30.39 për qind

KQZ sot ka shpalllur resulttatet përfundimtare per kryetarë komunash. Në balotazh do të shkojë edhe komuna e Prizrenit. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Dy kandidatët që morën me së shumti vota...

Lajmet e Fundit