Mbyllet hetimi ndaj ish-anëtarit të Bordit të Stacionit të Autobusëve në Suharekë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hetuar një ish-zyrtar të lartë publik për konflikt të mundshëm interesi, ndonëse ky person nuk e ushtronte më funksionin e anëtarit të Bordit në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve në Suharekë.

Kjo agjenci, pak ditë më parë, ka marrë vendimin për mbylljen e rastit ndaj Ismail Bytyçit, ish-anëtar i Bordit në këtë ndërmarrje publike lokale, pasi që ka konstatuar se ai nuk bën pjesë më në mesin e zyrtarëve të lartë publikë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Mbyllet rasti për Ismail Bytyçin, ish-anëtar i Bordit në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve në Suharekë, për shkak se ai tashmë nuk gjendet në mesin e zyrtarëve të lartë publikë”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli…

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit