4.8 C
Prizren
E diel, 27 Nëntor, 2022

Shkatërrimi i monumentit në Prizren, rast për organet e drejtësisë

Inspektorati i Komunës së Prizrenit ka konstatuar se rrënimi i shtëpisë-monument të familjes Myftiu në Qendrën Historike të Prizrenit është bërë pa lejen e autoriteteve lokale.

Sipas gjetjeve fillestare të këtij organi komunal bëhet fjalë për rrënim të qëllimshëm. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se në këtë rast ka shkelje të ligjit dhe i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet përkatëse, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu ka shprehur qëndrimin se trendi i shkatërrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren do të ndalet dhe se fajtorët për këto vepra do të sillen para ligjit.

Edhe Ministria e Kulturës ka shprehur shqetësimin për këtë rast.

Drejtori në detyrë i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, të martën ka deklaruar se shtëpia e familjes Myftiu është rrënuar pa leje, në mënyrë të kundërligjshme. Ky monument gjendej në zonën e Qendrës Historike të Prizrenit, në afërsi të Xhamisë së Emin Pashës dhe Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren. Ishte ndërtuar në shekullin XIX, gjegjësisht më 1859 dhe tërë kohën ka shërbyer për banim.

Ndërsa kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pohuar se ky është “objekti i katërt që po dëmtohet gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë periudhës kalimtare, kur ende nuk janë konsoliduar institucionet lokale”.

Një ditë më parë “Koha Ditore” ka raportuar se Qendra Historike e Prizrenit prej së hënës shtëpia e familjes Myftiu i është bashkuar listës prej mbi 30 monumenteve që janë rrënuar ose kanë pësuar tjetërsim të pakthyeshëm në këtë zonë, nga viti 2006…

Më Shumë

Vuçiqi s’po mund ta shikon në sy Kurtin (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duket se nuk po mund ta shohin njëri-tjetrin në sy gjatë takimit në...

Prizren: Nën ndikimin e alkoolit një grua sulmon një burrë në kafiteri

Gjatë ditës së djeshme një burrë në Prizren është sulmuar nga një grua e cila ishte nën ndikimin e alkoolit. Rasti sipas policisë ka ndodhur...

Lajmet e Fundit