6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Mbyllet laboratori i barnave të rrezikshme natyrale në Prizren

Me urdhër të Gjykatës Themelore të Prizrenit, sot në orët e mëngjesit është bastisur laboratori i Ajtene Krasniqit.

Operacioni i Policisë së Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës, kanë hyrë në ambientet e këtij laboratori duke regjistruar gjithçka që kishte të bënte me prodhimin e të ashtuquajturave “barna natyrale”.

Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, ky lokal është bastisur edhe herëve tjera, por e dyshuara në këtë rast, zonja Krasniqi, ka vazhduar aktivitetin e saj pa leje dhe pa licencë adekuate.

“Përveçse nuk i plotëson kushtet sanitare ku mund të prodhohet një ilaç medicinal, krimet ekonomike dhe prokuroria janë duke zhvilluar hetimet mbi një vit për përdorimin e një produkti ED -41 që është produkt ilegal dhe pas ekzaminimeve ka rezultuar të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut”, thotë kryeprokurori Hoxha për televizionin publik.

Megjithëse Krasniqi këmbëngul se duhet të vazhdojë aktivitetin e saj, institucionet e drejtësisë thonë se lokali do të mbyllet.

Në fillim të aktivitetit të saj vite më parë produkti i Ajtene Krasniqit bëri bujë, sidomos në luftimin e sëmundjes së helikobakterit. Bile në zgjedhjet e vitit 2013-të ajo u vizitua dhe u përgëzua edhe nga figura të larta politike.

Më Shumë

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Lajmet e Fundit