Vdekja e Kobe Bryant i ka lënë të gjithë të pikëlluar, sidomos ata që e kanë njohur nga afër atë.
Legjenda e basketbollit së bashku me vajzën e tij Gianna ndërruan jetë në aksidentin ajror në fund të javës që lamë pas.
Shumë miq të tij kanë filluar të flasin për momentet që kanë kaluar së bashku, duke rrëfyer kështu gjërat që i kishte thënë 41-vjeçari në të kaluarën.
“Mendoja se ishte i çmendur. Ai thoshte: ‘Dua të vdes i ri, dua që të përjetësohem.’ Këtë e thoshte gjatë gjithë kohës. ‘Dua të bëhem i pavdekshëm, ta kem karrierën më të mirë se të Michael Jordanit’”, ka thënë McGrady.
“Thjesht mendoja se ai ishte i çmendur që po e thoshte këtë”.
“Sigurisht se kjo deklaratë e tij ishte kur ai ende nuk kishte fëmijë. Jam i sigurt se kur u bë me fëmijë, ai nuk e kishte më këtë mendësi”, ka shtuar më tej ai.
Kobe Bryant në atë fluturim me helikopterin privat ishte jo vetëm me vajzën e tij 13-vjeçare, por edhe me shtatë persona të tjerë. /Telegrafi/