Fillojnë hetimet për shkakun e incidentit që çoi në vdekjen e Kobe Bryant

Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni.Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.

Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) dhe ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare.

Një peticion online për të përdorur imazhin e Kobe Bryant si logo të re zyrtare të NBA-së u mbështet nga më shumë se një milion njerëz.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Lajmet e Fundit