12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Më 14 plumba kishte vrarë bashkëshorten e tij/ Propozohet të ekzaminohet telefoni i të akuzuarit

Prokurorja Ervehe Gashi ka propozuar të ekzaminohet telefoni Bajram Velijajt për të parë nëse ka prova fajësuese apo shfajësuese për rastin ku  ngarkohet se me 14 plumba kishte vrarë bashkëshorten e tij në gusht të 2019-ës.

Këtë e ka propozim prokurorja Gashi e prezantuar të premten në Gjykatën Themelore në Prizren, ku janë shikuar disa CD si dhe fotot e Forenzikës.

Në seancën e në shqyrtimit kryesor ishte e paraparë të dëgjohej dëshmitar Blerim Martinaj, mirëpo i njëjti nuk ishte i pranishëm pasi gjendej jashtë vendit.

Palët u pajtuan që të lexohet deklarata e tij e dhënë në Prokurori, si dhe më pas u lexua edhe deklarata  e dëshmitarit Vilard Velia.

Pas kësaj i akuzuari Bajram Velija propozoi që të dëgjohet dëshmitari Jeton Kastrati. Sipas tij, Kastrati ishte dëshmitar okular dhe e ka parë rastin.

Mirëpo, gjyqtarja Raima Elezi e refuzoi të njëjtin propozim me arsyetimin se që ky dëshmitar nuk do të ndihmojë në zbardhjen e rastit.

Pas kësaj seanca ka vazhduar me leximin e provave materiale të lëndës si dhe janë shikuar disa CD nga vendi i ngjarjes si dhe është bërë shikimi i foto albumit nga dosja e forenzikës.

Seanca është caktuar më 8 shtator të këtij viti.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shkurt 2020, Bajram Velija akuzohet se më 6 gusht 2019, në lagjen “Jeta e Re” në Prizren, me dashje ka privuar nga jeta anëtarin e familjes-bashkëshorten e tij, A.A.

Sipas aktakuzës, pas një mosmarrëveshje paraprake me viktimën, në momentin kur viktima po largohej nga shtëpia e tyre, i pandehuri pajiset me një pistoletë dhe në dalje të shtëpisë ka shtënë 15 herë në drejtim të bashkëshortes së tij, duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas kryerjes së këtij veprimi, i pandehuri bashkëshorten e tij e mbulon me një fustan të saj dhe pret ardhjen e policisë.

Bajram Velija akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë e cila dënohet me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, thuhet se deri më 6 gusht 2020, i pandehuri mban në pronësi dhe kontroll pistoletën e tipit “Pietro Beretta Gardone”, disa karikatorë dhe fishekë, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me të cilën pistoletë prokuroria dyshon se është kryer vepra penale e vrasjes së rëndë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i akuzuari ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve për të cilën është paraparë dënimi me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet

Ndryshe, i pandehuri Velija gjendet në paraburgim që nga 6 gushti i vitit 2019./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit