Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit të Prizrenit do të përurohet shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Tahir Sinani.
Iniciativa është ndërmarrë nga Shoqata “Zona e Pashtrikut”, e cila ka nisur punimet për vendosjen e monumentit në hapësirën publike të qytetit.
Sipas Selim Krasniqit, përfaqësues i kësaj shoqate, ndërtimi i shtatores ka për qëllim të nderojë figurën e një prej komandantëve më të njohur të luftës në Kosovë.
“Tahir Sinani përfaqëson përkushtimin dhe sakrificën për çështjen kombëtare. Me këtë shtatore, ne synojmë të ruajmë kujtimin për të dhe ta përcjellim atë brezave të rinj,” tha Krasniqi.

Autoritetet komunale kanë dhënë lejen për ndërtimin e shtatores, pasi kërkesa për vendosjen e saj ishte dorëzuar më herët në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe më pas është miratuar nga Drejtoria e Urbanizmit.
Tahir Sinani humbi jetën më 29 korrik 2001 gjatë luftimeve në zonën e Tetovës, në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte një nga figurat kyçe të UÇK-së në Zonën e Pashtrikut dhe më vonë u përfshi edhe në konfliktin në Maqedoni si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Ceremonia e përurimit pritet të mbledhë përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë, në një ngjarje që përkon me një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare./TV Prizreni/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
