Tyrbet janë godina të ngritura “rreth” një varri, i cili gjendet në qendër të tyre, i rrethuar me dërrasa dhe mbulohet me copa të bukura mëndafshi apo pëlhura me ngjyra karakteristike, që kryesisht janë të ngjyrës së gjelbër që në vete paraqesin jetën dhe gjallërinë, tregon Mehmet Tanaj nga Gorozhubi. Ai thotë se te koka, ku ngrihet në një lartësi më të madhe, vendoset “kapuçi i shehut”. Ai shton tutje se rreth varrit lihen korridore të mjaftueshme, që vizitorët të qarkullojnë lirshëm. “Këto vende vizitohen përgjithë- sisht gjatë gjithë javës, por të premten edhe mund të ketë më shumë vizitorë apo gjatë festave në Netëve të mëdha. Për njerëzit e mirë të këtyre anëve qarkullojnë histori të ndryshme të veprave, që kanë bërë kur ishin gjallë. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar, për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera, të cilat qarkullojnë dhe e bëjnë shumë të besuar”, shprehet ai.
Nuset flenë një natë në tyrbe, më pastaj kanë sukses
Sipas Tanajt, Tyrbja e Tanajve është Tyrbja më e besueshme në gjithë Hasin. Atje ende njerëzit çdo ditë bëjnë nezre të ndryshme, duke besuar shumë se kjo Tyrbe sjellë mbarësi e shëron dhjetëra sëmundje. “Besimi i njerëzve është për fëmijë, për mbarësi në familje dhe për rehatim shpirtëror”. Mehmet Tanaj, plaku nga Gorozubi, tregon se në Tyrben e Tanjave ende vazhdon besimi që nuset që nuk lindin të dërgojnë atje djepa, e atje pastaj i lënë një natë të flenë aty, kurse shton se shumë shpesh pastaj Zoti ato nuse i gëzon me pasardhës. Kurse Nexhat Çoçaj tregon se këto besë- tytni atje ende vazhdojnë. Më 14 maj mblidhen mijëra njerëz për të kryer ritet e tyre. Në këtë Tyrbe gjendet një lis, i cili ka shumë vite që qëndron aty. Plaku Asllan Morina tregon për Tyrben e Tanajve se kjo Tyrbe vizitohet për mbarësi e rehatim shpirtëror. Plaku rrëfen se këtu pushon i miri i kohës së tij. Ai shton se në këtë Tyrbe lihet edhe ndonjë shpërblim me lutjen: “Të ruajtë Tyrbja”, që janë shprehje që i dëgjon gjithmonë e më shpesh.
“Tyrbja e Tanajve m’i hoqi patericat”
Në rajonin e Hasit Tyrbet janë më të shpeshta, si në: Gjonaj, Krajk, Planejë, Nashec, dhe më e njohura e kësaj ane është ajo në Lukinjë. Kurse në Prizren janë të njohura edhe këto Tyrbe ajo e Dallgën Babës, Tezxhir Babës, Xhafer Babës, Murad Babës, Ymer Babës, Veli Babës, Kalender Babës, Suziut, Gazi Mehmet pashës, Musa Kutub Babës, Sheh Ali Koros, Sheh Sylejmanit, Sheh Osmanit etj. Agim Gashi ndjehet krenar që të flasë për Tyrben e Tanajve. “Unë kam punuar mjeshtër dhe deshi fati një ditë jam rrëzuar nga skela. S’kam lënë mjek pa shkuar jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. A besoni se megjithatë askush nuk arriti të ma bëjë zgjedhjen e shëndetit tim, kam pasur edhe intervenime kirurgjike. Por, unë mbeta keq, mbeta me paterica. Dikush ma propozoi të shkojë te Tyrbja Tanajve, dhe shkova bëra një nezër. Jo më larg se ata natë jam ndier me lehtë dhe vetëm pas tri ditësh i kam hedhur patericat dhe sot punoj e jetoj i shëndoshë”, është shprehur ai. Kurse Nexhat Çoçaj shpjegon se atje shërohen edhe ato gra që nuk lindin djem. “Atje dërgojnë nezra dhe pastaj ato gra dhe lindin djem”, tregon Çoqaj ato që besojnë njerëzit që vizitojnë në këtë Tyrbe.
(Kosova Sot)