7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Muhameti: Mos luani me emrin tim

MehmetiDiplomati në Ambasadën e Republikës se Kosovës në Romë, Arben Muhameti ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Dragash (Sharr). “Të shtunën, këtu në Romë, ku ushtroj detyrën e diplomatit në Ambasadën e Republikës së Kosovës, informohem nga disa portale dhe më pastaj edhe nga disa miq për situatën e krijuar në një takim që ka zhvilluar kryetari i Partisë dhe Kryeministri i vendit me strukturat lokale dhe ku si rezultat ndër të tjera nga disa individ lokal është përfolur (më mirë të themi është anatemuar) edhe emri im si kandidat i mundshëm për kryetar komune në zgjedhjet lokale të këtij viti”, ka thënë Muhameti, në një deklaratë dërguar mediave.

Ai konsideron se emri i tij si njëri prej kandidatëve ka qarkulluar prej shumë kohësh në opinion dhe është si propozim fillestar që ka dalë nga intelektualë të rajonit nga ku vjen, të afërt me PDK-në (dhe jo vetëm) që jetojnë dhe veprojnë në Prishtinë.

“Për të gjitha këto dhe të trembur nga mbeshtetja, individë të caktuar kanë filluar prej disa muajsh intrigat , spekulimet e dezinformatat kundër personit tim duke u përpjekur të më ulin kredibilitetin dhe denigrojnë në sytë e elektoratit dhe në Prishtinë para Zyrtarëve të Lartë Partiak dhe Shtetëror me shpifje e sajesa pafund. Edhe përpjekja e së shtunës është në të njëjtën frymë ku u munduan me një stil hileqar dhe të ulët dhe në mungesën time të me vënë në pozita kundërthënëse me shefin e Partisë dhe Kryeministrin e vendit, duke më mveshur fjalë të pavërteta dhe gjëra që nuk qëndrojnë”, thotë Muhameti.

Diplomati Muhameti, thotë se kultivon respekt të jashtëzakonshëm për Kryeministrin Thaçi dhe i është mirënjohës për gjithë mbështetjen që i ka dhënë gjatë këtyre viteve. Por, sipas tij përpjekjet e tilla të ulëta, siç thotë ai, për ta kompromentuar, të orkestruara nga drejtues të degës dhe të realizuara nga provokatorë të vjetër në zanatin e tyre, i përbuz me neveri.

“I di shumë mirë procedurat e nominimit dhe vendimmarrjen partiake dhe kur ta shihnim të nevojshme, brenda afateve dhe me modesti do të kërkonim natyrshëm miratimin formal për kandidaturën. Parimisht kam qenë dhe jam për nderrimin gradual të gjeneratave dhe kufizimin e mandateve në pushtetin lokal, për arsyen e thjeshtë se në të gjitha rastet rrezikohet fitorja, pasi me gjithë sukseset e arritura në qeverisje, amortizimi, konsumimi dhe apatia që krijohet nga udheheqja e gjatë e një individi apo grupi,është e pashmangshme”.

Muhameti thotë se ka pezulluar të gjitha funksionet politike dhe partiake që ushtron, në tetor të vitit 2009, pasi u emërua diplomat në shërbimin e jashtëm të Kosovës. “Vazhdoj të mos jem aktiv në struktura dhe politiken ditore derisa ushtroj funksionin aktual. Dhe në respekt të kësaj më është dashur që të mos jem prezent në media, dhe në tubimet e hapura dhe publike”.

Muhameti thotë se po pret në qetësi të plotë zyrtarizmin dhe certifikimin e kandidaturave për kryetar komune ,dhe se çfarëdo vendimi nga kryetari i Partisë, Hashim Thaçi është i padiskutueshëm dhe i pranueshëm. “Deri në atë kohë, ju lutem të gjithëve të më mirëkuptoni për situatën në të cilën ndodhem dhe mundësisht të mos merreni dhe të mos thirreni në emrin tim”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se gjatë festave të fundvitit ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike...

Lajmet e Fundit